Vazhdon injorimi nga FFK, Korenica nuk ftohet sërish te Kosova A

Ftesa për Leart Paqaradën, i cili luan me St Paulin në Gjermani, nuk do të jetë risia e vetme në listën e Kosovës për ndeshjet e radhës në Nations League. Trajneri francez, Alain Giresse, sipas informacioneve që kanë siguruar gazetarët e SuperSportit në Kosovë, ka vendosur t’u dërgojë ftesë edhe dy lojtarëve të Ballkanit, Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova.

Një shpërblim për arritjet e këtyre futbollistëve me ekipin nga Suhareka, kampion në fuqi i Kosovës dhe pjesëmarrës në fazën e grupeve të Conference League. Emërllahu dhe Dellova kanë spikatur në fazat eliminatore në Kupat e Europës, duke nisur nga Championsi, Europa League e deri te play off-i i Conference League. Emrat e sipërpërmendur kanë qenë pika kyçe në formacionin e Ilir Dajës në këtë sukses të paimagjinuar më parë për skuadrat e Superligës së Kosovës.

Befason mos ftesa për superyllin rahovecas, Meriton Korenica, i cili shënoi katër gola në katër ndeshjet e kualifikimeve, kurse shënoi dy gola vendimtar në playoff çka historikisht e kualifikoi skuadrën tonë në Ligën e Evropës.

Ky është vazhdim i injorimit të një prej margaritarëve të futbollist kosovar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.