Vazhdon gjumi për palestrën e Rahovecit edhe pas 10 vitesh të fillimit të ndërtimeve

Duket se klubi basketbollistik i Rahovecit do të duhet që sezonin e ri të zhvillojë ndeshjet jashtë Rahovecit, e me ekipin, edhe mijëra tifozë të shpenzojnë dhe të shkojnë në një vend tjetër për të përcjellë ndeshjet.

Po ashtu, edhe akademitë e sporteve të ndryshme të ri-aktivizuara nuk kanë ku t’i zhvillojnë stërvitjet, pos në sallat e shkollave, teksa ndeshjet i zhvillojnë jashtë komunës së Rahovecit.

Teksa aktivitetet sportive nuk po ndalen, gjumi i pushtetarëve po vazhdon.

640x74

Pas vizitës së ministrit Kujtim Shala në Rahovec, një vizitë vetëm për spektakël mediatik, më asgjë nuk është ndërmarrë për t’u bërë gati palestra për sezonin e ri.

Mbetet të shihet nëse KB Rahoveci me suksesin momental nuk ka arritur të bindë që kjo palestër të përfundohet edhe pas një dekade të fillimit të ndërtimit, çka do t’i bindë udhëheqësit e institucioneve që këtij turpi të madh t’i vihet fund. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.