Vazhdojnë telashet me kanalizim në rr. “UÇK”, askush nuk u del në ndihmë banorëve

Dhjetëra familje në rrugën “UÇK” në hyrje të Rahovecit nga Xërxa janë duke pasur probleme të hatashme për të zhvilluar jetën normalisht.

Kjo për shkak se prishja e kanalizimit, mbingarkimi nga ndërtimi i rrugës së re, ka shkaktuar që të ketë probleme me kanalizim, duke bërë që fekalet të rrjedhin mbi asfalt dhe trotuar, duke vështirësar kalimin dhe madje qëndrimin në shtëpi nga kutërbimi.

Edhe pse Rahoveci24 ngriti sheqetsimin e banorëve ditë më parë, askush thonë se nuk ka reaguar.

Në vend të zgjidhjes së problemit, ata thonë se është hapur një kanal tjetër në skaj të rrugës, i cili jo vetëm që nuk zgjidh problemin, por rrit atë.

Mbetet të shihet nëse dikush do t’u dalë në ndihmë këtyre banorëve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.