KB Rahoveci vazhdon punën intensive para duelit ndaj KB Bashkimit që zhvillohet të shtunën.
Trajneri Jeton Nixha pas reflektimit me skuadrën për gabimet e bëra në ndeshjet e kaluara, i ka menjanuar diferencat ndihmuar nga kryesia e klubit, që lojtarët të japin gjithçka për të fituar.
KB Bashkimi pritet të vijë për fitore në Gjakovë, por këtë nuk dëshiron ta lejojë KB Rahoveci që tashmë po vazhdon me intensitet të lartë stërvitjet në një atmosferë mjaft të mirë.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.