Me përmirësimin e motit kanë filluar punimet në realizimin e fazës së tretë dhe të fundit të kanalizimit fekale në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.
Për të parë ecurinë e punimeve në këtë projekt, gjatë ditës së djeshme në fshatin Pastasellë ka qëndruar z. Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, i cili kërkoj nga operatori që është duke i kryer punimet në këtë projekt që punët të kryhen ashtu siç është e paraparë me kontratë.
Arton Krasniqi, banor i fshatit Pastasellë, falënderon udhëheqjen Komunale të Rahovecit për fillimin e fazës së tretë dhe të fundit në rregullimin e kanalizimit fekale, dhe planifikimin e investimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat për vitin 2016./Rahoveci24/