Vazhdojnë punimet intensive n’Konak, te Shtëpia e Verës (Foto)

Po vazhdojnë punimet intensive në Konak, lokacionin ku do do të jetë skena e vendosur për Hardh Fest 2016, e ku do të performojnë legjendarët e rokut shqiptar, Elita 5 dhe Troja.

Lokacioni i njohur për atraksionin e vet dhe pamjen piktoreske të vreshtave të Rahovecit do të jetë nikoqir edhe këtë vit për atë që besohet se do të jetë edicion historik pos që është jubilar.

Në 15 vjetorin e festivalit të rrushit përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte dhe punimet po ecin me ritëm intensiv.

Madje, pos ekipit ka qëndruar edhe kryetari dhe udhëheqësi i HardhFest, Emrullah Spahiu, i cili ka shikuar mbarëvajtjen e punimeve nga afër.

Faqja zyrtare te HardhFest ka publikuar pamje të Konakut të dielën ku po vazhdojnë punimet edhe të dielën, gjë që demonstron përkushtimin e madh në realizimin sa më të mirë të festivalit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.