Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së heronjëve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Ervin Hoxha, drejtor i DKRS-së dhe Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së, në Rahovec kanë vizituar kompleksin përkujtimor në vendin e quajtur “Gradish”, që gjendet në mes të fshatrave Xërxe dhe Gexhe.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Latifi dhe zyrtarët tjerë që ishin në vizitë, kanë mbjellë 12-të drunjë dekorativ në këtë kompleks përkujtimor.