Valentin Spaqi emocional për mediat nacionale: Rahoveci, shtëpia ime e dytë

Valentin Spaqi ka folur për herë të parë për situatën e tij me KB Rahovecin dhe të ardhmen e tij.

Një prej trajnerëve më të suksesshëm të sezonit të kaluar, që ngriti KB Rahovecin nga asgjëja drejt një suksesi historik të inkuadrimit në Superligën e Kosovës në basketboll, duket se ka pasur probleme pas përfundimit të sezonit me kryesinë e klubit të KB Rahovecit.

Edhe pse u prit që Spaqi të vazhdojë drejtimin e grupit të lojtarëve që rikthyen KB Rahovecin në elitën e basketbollit të Kosovës, kjo duket se nuk do të ndodhë.

640x74

Një raportim në mediat kosovare që e cituan trajnerin e KB Rahovecit, Valentin Spaqin, se ia ka thënë se nuk është më trajner dhe një konfirmim tjetër i KB Rahovecit, mjaftuan të bëjnë të gjithë të mendojnë se Spaqi më nuk është trajner.

Deri tash ka munguar një konfirmim zyrtar nga klubi i KB Rahovecit, teksa vet Spaqi mohon të ketë thënë ai diçka rreth kësaj çështjeje, ndonëse thotë se zhvillimet në klub kanë shkuar në drejtim të largimit të tij.

Në intervistën e tij për Telegrafin, Spaqi tregon detaje nga negociatat me KB Rahovecin, flet për grupin e lojtarëve të tij te qyteti i rrushit dhe planet.

Pavarësisht çarjeve, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi, por Spaqi thotë se dëshiron që grupi i lojtarëve të tij të jenë të unifikuar nëse vjen trajneri i ri.

Rahovecin ai e konsideron shtëpinë e tij të dytë, falë mirëpritjes së njerëzve dhe momenteve të jashtëzakonshme të kaluara aty.

Për momentin e ardhmja e Spaqit pa një konfirmim zyrtar nga klubi mbetet në ajër, por ai tregon se ofertat nuk i kanë munguar asnjëherë dhe nuk i mungojnë, madje shumë herë më të larta se te KB Rahoveci, ku ka punuar me pagë më të ulët me dëshirën për të bërë diçka të mirë për qytetin e Rahovecit dhe për këtë ai thotë se ka sakrifikuar bashkë me lojtarët.

Lexon intervistën më poshtë të Valentin Spaqit:

Telegrafi: Në një njoftim që u tha se është zyrtar në disa media, u kumtua se nuk jeni më trajner i KB Rahovecit. Në anën tjetër u tha se ju nuk keni dhënë asnjë prononcim, ashtu siç u tha në këto media, na trego situatën çka ka ndodhur në të vërtetë?
Spaqi: Sa i përket prononcimeve është e vërtet se nuk kam dhënë prononcim në media veteëm disa biseda shoqërore me dias miq dhe dashamirë të basketbollit, por jo intervistë apo prononcim definitive nga ana ime, me që nuk ka pasur as komunikim zyrtar për këtë çështje.

Telegrafi: A ka qenë vërtet arsyeja e pagës pse ju nuk do të qëndroni te KB Rahoveci, apo ka pasur të bëjë me arsye sportive? Pse nuk keni vazhduar tutje?
Spaqi: Është normale që ne secili prej nesh ka parakushte dhe kusthe për punën dhe kualitetin që e ofron, kështu që edhe un kam kushtet e mia për punën që e bëj dhe garantoj për punën dhe sukseset e mia. Oferta e bërë nga ana e kryesisë së klubit ka pasur përgjigjen në vetvete, që i bie tërthorazi një “jo”, sepse është e palogjikshme të vazhdoj në kushte më të vogla se sa sezonin e kaluar. Sezonin e kaluar ishim në Ligën e Parë, tash në Superligë me tjera angazhime dhe tjera sfida. Negociatat ishin shumë të zbehta duke marrë parasysh suksesin dhe sakrificën që kemi bërë me lojtarë. Pra, kjo është ana sportive që më ka lënsuar shumë, por sidoqoftë këto I ka sporti. Dikush, diku I paguan faturat.

Telegrafi: Keni marrë ndonjë konfirmim nga vet kryetari i klubit Bekim Hoxha për këtë? A keni komunikuar me të?
Spaqi: Kryetari ka qenë në pushim gjatë negocimeve të mia me klubin, dhe mua vetëm ma ka kumtuar limin e tyre për pagën time. Ky ka qenë kontakti im i parë dhe i fundit me kryetarin. Asnjë konfirmim tjetër zyrtar, as për mua, as për publikun.

Telegrafi:Cila është marrëdhënia me Kroacinë?
Spaqi: Sa i përket Kroacisë edhe lidhjet e mia me Kroacinë janë të shumta, familjarë, njerëz të fushës së sportit. Kroacia më ka dhënë shumë në zhvillimin tim si sportis. Ende mbaj kontakte të vazhdueshme me miqt atje.

Telegrafi: Keni komunikuar me lojtarët për këtë, a janë të njoftuar ata për ndryshimet?
Spaqi: Po, me lojtarët kam qenë dhe jam në kontakt të vazhdueshëm, ku pë rata e dua më të mirën, sepse ata ishin akterët kryesor drjet suksesit të KB Rahovecit. Mburrem me lojtarët që mbrojtën ngjyrat e klubit në maksimum, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Shëndetin, udhëtimet një vjeçare nëpër borë, shi e mjegull, asgjë nuk I ndali ata për t’I dhënë kënaqësinë të gjithë basketbolldashësve të Rahovecit. Atyre njerëz që nuk kam besuar sa shumë pasion kanë për këtë sport. Ne atyre u dhamë kënaqësinë e të shpallurit kampion dhe realizimit të ëndrrës së Superligës. Për këtë, pa dyshim se të gjithë meritojnë shpërblim maksimal, prej më të riut, e deri te më i vjetri në ekip, gjë që ka munguar. Të gjithë që ishin pjesë e susksesit duhet të jenë në formaicon. Normale është që ata s’e kanë mirëpritur këtë mosmarrëveshje mes meje dhe klubit, por as se si nuk duhet që kjo të ndikojë te lojtarët sepse ka trajnera edhe më të mirë se sa unë dhe ata duhet të sillen si profesionistë, sikurse qysh janë sjellë për një sezon së bashku. Sepse ne kemi instalu profesionalizëm maksimal, me kushte minimale.

Telegrafi: Cilat ishin planet tuaja për sezonin e ri në Superligë me KB Rahovecin?
Spaqi: Planet e mia ishin që në Superligë të prezantohemi në mënyrën sa më të mirë të mundshme sepse dihet që në Superligë këndohet këngë tjetër dhe synimi jonë ka qenë mbetja në ligë, vendi i pestë apo I gjashtë, normalisht lista e lojtarëve vendor me një apo dy përforicime në të cilin kishim arritur të përmbyllim sezonin në këto pozita të lartpërmendura. Normalisht edhe shumë plane tjera që ksihim dikustuar bashkë, koordinimi I gjeneratave të reja në bashkëpunim me komunën etj, etj….

Telegrafi: Në Rahovec ekziston dashuri e madhe ndaj jush në mesin e qytetarëve dhe tifozëve pas suksesit historik. Cila është lidhja juaj me qytetin e rrushit?
Spaqi: Jam shumë I lumtur dhe shumë i emocionuar kur kujtoj ditët kur kemi fituar. I madh e i vogël më kanë përshëndetur publikisht dhe në rrjetet sociale, kënaqësia ishte e imja. GJithashtu kam kriuar lidhje të madhe me njerëzit në Rahovec në përgjithësi dhe në opinion ata njihen si mikpritës, kjo është shumë e vërtet, sepse këtë e kam vërtetuar me njerëzit përreth klubit që më kanë asistuar nga fillimi e sidomos e falënderoj Admir Mullabazin që në secilin moment ka qenë afër meje në krejt sifdat në klub, edhe pse fizikisht në fund nuk ka qenë deri në fund për arsye private në mes të klubit. Loli Haxhimeri e shumë, e shumë të tjerë të mos I përmendi me emra që kanë treguar vlera shumë njerëzore edhe jasht basketbollit. Lidhja ime do të mbetet shumë e ngrohtë me Rahovecin dhe njerëzit e Rahovecit. Unë kam krijuar një shtëpi të dytë në Rahovec. Ju faleminderit për përkrahjen maksimale.

Telegrafi: Ku do të jetë e ardhmja e Valentin Spaqit, cilën skuadër mund ta drejtoni kur dihet se as ofertat nuk mungojnë për juve?
Spaqi: Është e vërtet që oferta kam por tashmë duhet analizuar mirë ato, sepse kam refuzuar secilën ofertë duke menduar se sivjet 100% do të jem në Rahovec. Megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar ndaj meje dhe për publikun për të ardhmen time në klub, pas shkrimeve të rrjedhura në mediat elektronike që nuk mbajnë firmën time, duhet rishikuar pozicionin tim më të mirë të mundshëm. Sigurisht që gjithmonë afër basketbollit do të jem, sepse është puna që e bëj më së miri në jetë. E dua basketbollin, këtu dhe ku do tjetër. Është jeta ime.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.