Vaksinat e fëmijëve nuk janë të dëmshme, mjeku bën thirrje për vaksinim

Nga dita e parë e lindjes e deri në moshën një vjeçare fëmijët marrin vaksina kohë pas kohe. Pastaj ato janë më të ralla deri në moshën 18 vjeçare. Mirëpo jo rallë herë janë shfaqur dyshimet për këto vaksinime, duke u konsideruar si të dëmshme. Me këto hamendësi janë përballë prindërit vazhdimisht. Një dilemë të tillë e hedh poshtë mjeku Dr. Agron Rexhepi. Ai në kanalin Peace tv, i pyetur për këtë çështje ka thënë se nuk duhet ndjekur këto dezinformata, por duhet të vaksinohen fëmijët ngase ato parandalojnë sëmundje shumë të rënda.

“Deri më tani ka shumë fjalë, por shkencërisht nuk është e vërtetuar asgjë, as zyrtarisht nuk ka të vërtetuar asgjë në këtë drejtim. Thashetheme ka shumë, e kur nuk janë të vërtetuar mund të jenë shumë të dëmshme. ” 

Ai më tutje kujton faktin se deri më tani ata që kanë marr vaksinat nuk kanë pasur ndonjë pasojë, ndërsa i sheh të rrezikshme propagandat që flasin kundër vaksinimit. “Çka nëse dikush bën një propagandë dhe njerëzit fillojnë të mos u japin vaksina fëmijëve. Çka të bëjmë me një paralizë, sterilitet te mashkulli, fruth , etj që vijnë si pasojë e mos vaksinimit?”

Dr. Rexhepi bën thirrje që të vazhdojë vaksinimi i fëmijëve dhe mos të merren parasysh propaganda të pa arsyetuara.

Më posht mund ta ndjekni tërë prononcimin e mjekut për këtë çështje: /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.