Ushtria e Kosovës nderon Rahovecin me parakalim

Dita e sotme ishte ndjenja e veçantë për qytetarët e Rahovecit, mbase këta u nderuan me parakalimin e Ushtrisë të Kosovës me dhjetra automjete dhe këmbësor. Në parkun e qytetit, ushtarakët kosovar nderuan dy heronj të kombit, Xhelal Hajdën-Toni dhe Selajdin Mullabazin- Mici, bashkë me stafin të qeverisjes komunale në krye me kryetarin Smajl Latifi.
Rrugëtimi i ushtarakëve ka vazhduar drejt Majës së Shkodranit, pikës strategjike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të Rahovecit, ku kanë rënë heroikisht dëshmorët e kombit Mizahir Isma, Eshtafedin Kastrati, Bekim Isma dhe Arian Brahimi nga Shkodra, sipas të cilit edhe mban emrin maja mbi qytetin e rrushit heroizmit dhe sakrificave të shumta për lirinë e Kosovës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.