Ultras Vreshtarët, të rinjt e veteranët bëhen bashkë për KB Rahovecin (Foto)

Tifo grupi më i zjarrtë në regjion, Vreshtarët, kanë premtuar organizim madheshtor dhe atmosferë të zjarrtë për duelin ndaj Trepçës, një duel që nëse fitohet do të ishte arritja më e madhe në historinë e sportit tonë pasi KB Rahoveci do kualifiokhej në Final Four (gjysmëfinale) të Kupës.

Për këtë duel me anë të një postimi Vreshtarët kanë konfirmuar se do të bashkohen tifozët e rinj Vreshtare dhe veteranët e këtij grupi të cilët do të kthehen në tribuna pas përkrahjes prej afro dy dekadave të klubeve të qytetit.

Kauza e përbashkët do të kompletohet me një organizim madhështor.

Nisja për tifozët ultras bëhet në ora 17:30 nga stadiumi i autobusëve me autobus special.

Nisja për shikuesit dhe qytetarët normal bëhet nga ora 18:00 në Park Hotel Plaza. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.