Grupi më i flaktë i tifozëve, Ultras Vreshtarët, kanë parlajmëruar udhëtim masiv për në Gjakovë ku të hënën KF Rahoveci zhvillon duelin vendimtar për mbijetesë në barazh ndaj Istogut.
Klubi i Rahovecit sërish edhe këtë vit luan në barazh për mbijetesë.
Kësaj radhe tereni neutral është ai “Shani Nushi” në Gjakovë, ku do të zhvillohet edhe ndeshja më e madhe e këtij edicioni.
Tifozët kanë përlaajmëruar udhëtim Masiv me anë të një thirrje në rrjetet sociale.
“Qyteti thërret” është motoja e djemve më të mirë të qytetit, andaj të gjithë të hënën në Gjakovë për të përkrahur klubin e qytetit. /Rahoveci24/