Grupi i tifozëve të flakt të Rahovecit, Ultras Vreshtarët, kanë konfirmuar orën 17:00 si orën e nisjes drejt Gjakovës në përkrahje të KB Rahovecit në duelin ndaj Pejës.
Tifozët vreshtarët do të jenë në numër më të madh sot duke përrkahur ekipin drejt një fitore ndaj Pejës ku do të luajë i gjithë ekipi, pasi Peja nuk pranoi kërkesën e KB Rahovecit për të luajtur me komplet ekipin të premtën.
Si rezultat, të premtën ekipi humbi dhe tifozët masovikisht do të mbledhen për të përkrahur ekipin drejt një fitore dhe që Pejës t’i shuhet ëndrra për titull.
Ndeshja fillon nga ora 18:45, kurse tifozët nisen nga ora 17:00 nga stacioni i autobsëve. Transportin e tyre e siguroi individualisht Alban Rama, drejtori sportiv i KB Rahovecit. /Rahoveci24/