Kryetari i PDK-së në Rahovec, Edon Cana, është raportuar ditë më parë se u arrestua nën dyshimin se ka kanosur policët.
Rahoveci24 ka publikuar raportin e policisë pa ndërhyrje ditë më parë, ku thuhet se një person i dyshuar në gjendje të dehur ka kanosur policët në detyrë.
Rasti bëri bujë dhe u publikuan raportime edhe në mediat nacionale, ku Kallxo dhe Sinjali bënë të ditur se i arrestuari në këtë incident ka qenë Edon Cana, ish-ambasadori i Kosovës, aktualisht kryetar i partisë opozitare (PDK) në Rahovec.
Deri më tani Cana nuk ka bërë asnjë deklarim rreth këtij rasti, kurse deklarimet munguan edhe për shefat e PDK-së ndaj të cilëve ka filluar gjykimi në Gjykatën Speciale.
Kujtojmë se Cana ishte ndër përgjegjësit për organizimin e Marshit të Drejtësisë për territorin e Rahovecit ku në mënyrë të organizuar qindra qytetarë nga Rahoveci shkuan në këtë marsh.
Reagim nuk ka pasur as nga PDK-ja në Rahovec, ku ka mbizotëruar heshtje për lakimin e emrit të kryetarit të tyre.
/Rahoveci24/