DKRS në bashkëpunim me Muzeun e Prishtinës, organizoi workshopin me temën “Trashëgimia kulturore dhe Turizmi”.
Rahoveci është një prej qyteteve më të lashta në Kosovë dhe shumë i pasur me trashëgimi kulturore si sahat kulla, shtëpi – kulla, objekte të kultit të cilat mund të jenë tërheqëse për turizëm.
Kur i shtohet edhe tradita e kultivimit të rrushit, të verës dhe rakisë, atëherë Rahoveci ka potenciale të mëdha turistike dhe shumë tërheqëse për turistët nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
Potenciali turistik u vërtetua edhe në festën e vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, ku gjatë ditëve të festës kishte vizitorë të shumtë të vendeve të ndryshme.
Ta ruajmë trashëgiminë kulturore dhe ta zhvillojmë turizmin përmes trashëgimisë dhe përmes turizmit ta zhvillojmë ekonominë.