U mbajt takimi i Latifit me bizneset vendase dhe të diasporës

Rreth 30 biznese të Diasporës dhe ato vendore u takuan të premten në Rahovec, për herë të parë në formatin B2B, me qëllim të rrjetëzimit dhe krijimit të partneriteteve të reja.

Bizneset u njoftuan më shumë për veprimtarinë e njëra-tjetrës dhe mundësinë e investimit në Kosovë, eksportit jashtë vendit dhe rreth praktikave më të mira të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale dhe bizneseve.

Takimi është organizuar nga Komuna e Rahovecit me mbështetje të CARITAS Switzerland & GERMIN, përmes projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. Pjesëmarrja e KIESA i dha një dinamikë të veçantë takimeve B2B.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.