Tyler: Faleminderit tifozëve, ndaj Bashkimit përgjigjemi për këtë humbje

Tyler Deihl është shprehur i zhgënjyer pas disfatës ndaj Yllit në Suharekë.

Klubi Vreshtar pësoi humbje në terenin mysafir për herë të parë pas tri ndeshjeve rresht.

Edhe pse luajti vetëm 9 minuta, Tyler pati impakt në minutat sa ishte në parket.

“Është një humbje që na zhgënjen. Ndihemi të dëshpëruar për shkak të tifozëve. I falënderoj që ishin të pranishëm, ata merituan fitore, por sezoni është i gjatë dhe do të sjellim edhe shumë fitore të tjera”.

“Vetëm 9 minuta lojë? Trajneri është një kampion. Fuqishëm besoj te trajneri dhe në punën që bëjmë, andaj ai vendos për kohën time në parket dhe për aq sa do të jem në parket do të jap maksimumin dhe do të luftoj për këtë qytet dhe për këtë fanellë. Ndeshja e radhës është ndaj Bashkimit dhe mezi pres që të përgjigjemi në atë duel për këtë humbje të cilën tashmë e kemi harruar”, u shpreh Tyler për Rahoveci24.

Pjesa e dytë e intervistës me Tyler vjen të dielën, ku ai flet për qytetin dhe eksperiencën e tij të të jetuarit në Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.