Tyler Deihl: Do të jap gjithça për historinë, për të gëzuar qytetin dhe tifozët

Plejmejkeri amerikan, Tyler Deihl, ka deklaruar se ai do të japë gjithçka për të shkruar historinë dhe për të realizuar arritjën më të madhe të sportit të Rahovecit, duke mposhtur Trepçën dhe duke u kualifikuar në FinalFour të Kupës së Kosovës.

Amerikani sensacional i cili ishte 100% i saktë nga pesë gjuajtjet, me 15 pikë, 6 asiste dhe 7 topa të vjedhur, thotë ekskluzivisht për Rahoveci24 se ai është i përkushtuar që të bëjë maksimumin dhe të bëjë të mundshme të shkruhet historia e të mposhtet Trepça, që të gëzohet qyteti dhe tifozët. Ai thotë se Rahoveci ka njerëz pasionant dhe është qytet shumë i bukur.

“Para së gjithash falënderoj Fidan Ramën dhe të gjithë te familja e KB Rahovecit që më përqafuan nga dita e parë që jam këtu. Nga tifozët, lojtarët dhe menaxhmenti, të gjithë kanë qenë fantastik”, theksoi ai për Rahoveci24.

“Në mesin e shumë vështirësive që kam pasur, unë definitivisht mendoj se kam mundur të luaj më mirë në ndeshjen e parë, por më pas ndeshja e dytë ndaj Vëllaznimit ishte më e mirë”.

“Por, ishte mirë që mora eksperiencën në këto ndeshje dhe tash po e ndjej rolin tim që kam me ekipin dhe do të shkojmë përpara. Më me rëndësi ishte që fituam, se sa loja ime individuale”.

“Sinqerisht, nuk di shumë për qytetin, por e di se qyteti i Rahovecit ka njerëz dhe tifozë të pasionuar për basketbollin. Unë e di se ky është viti i parë në histori të klubit në Superligë dhe unë e di se ne mund të vazhdojmë të fitojmë, që të kënaqim këtë qytet të bukur”.

“Unë ndihem shumë mirë para ndeshjes me Trepçën dhe do të kemi stërvitje shumë me rëndësi para ndeshjes, ku do të përgatitemi e do të punojmë vërtet shumë. Trajneri na ka treguar sa e madhe është kjo ndeshje për qytetin dhe klubin nëse vërtet arrijmë të fitojmë”.

“Nuk ka gjë tjetër që do të doja më shumë se sa të krijoj historinë duke mposhtur Trepçën dhe duke u kualifikuar në FinalFour për tifozët dhe qytetin. Ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë mundësi dhe ne do të jemi të përgatitur në kohë për duelin.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.