Klubi i Basketbollit Rahoveci, ka kënaqësinë të ju njoftoi se ka arritur marrëveshje dhe kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me basketbollistin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tyler Deihl.
25 vjeçari nga shteti i Georgias që luan në pozitat 1 dhe 2 ka arritur dje në Kosovë ndërsa sot është prezantuar zyrtarisht nga Drejtori Sportiv i Klubit, Alban Rama.
Deihl gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e diss skuadrave në kolegjet amerikane në mesin e tyre edhe Georgia Gwizzlies, Francis Marion dhe Presbyterian College. Në dy edicionet e fundit Tyler ka shkëlqyer me përformancat e tij, ku ka shënuar mesatarisht 31.6 pikë për ndeshje, 10.7 asista si dhe 5.4 rebounda.
Tyler është shprehur mjaft i lumtur që karrierën do të vazhdojë me skuadrën tonë, ndërsa stërvitjen e parë do të zhvilloi qysh sot me pjesën tjetër të ekipit. Basketbollisti amerikan do të mbajë numrin 1 ne fanellë ndërkaq pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Kerasan Prishtina. Tyler Deihl është përforcimi i tretë në këtë fazë pas afrimit të Altin Morinës dhe amerikanit tjetër Rashan Bellinger.