Tubim masiv të shtunën në Park Hotel Plaza, krejt Rahoveci kundër autostradës së Smajlit dhe Palit

Të shtunën me fillim nga ora 19:00 në Park Hotel Plaza në Rahovec, në sallën e madhe, mbahet tubimi i madh i qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ku do të mbahet debat mbi hapat e radhës kundër autostradës me variant famëkeq të Smajl Latifit dhe Pal Lekajt.

Qytetarë të shumtë nga të gjitha sferat janë duke u organizuar në formë të jashtëzakonshme duke ndërmarrë masa konkrete për t’i dalë kundër versionit kriminal të autostradës që izolon Rahovecin nga gjithë Kosova.

Debati ku do të dëgjohet vërtet zëri i qytetarëve mbahet në Park Hotel Plaza në Rahovec nga ora 19:00 të shtunën.

Autostrada “Dukagjini” sipas variantit të propozuar nga krerët e AAK-së me ndihmën e Smajl Latifit për interesa të tyre personale duhet të parandalohet nga të gjithë qytetarët e Rahovecit dhe protestat nuk pritet të ndalen deri në revokimin e këtij varianti dhe vendosjes për variantin më të mirë që dëmton më së paku tokat bujqësore dhe nxit zhvillim ekonomik në Rahovec. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.