Troja performon në HardhFest, pritet super koncert LIVE !

Është konfirmuar performanca e rok grupit Troja në Hardh Fest 2016.

Troja sipas burimeve të Telegrafit do të performojë në natën e dytë më 3 shtator.

Performancës së Trojës do t’i paraprijnë grupe tjera të rok muzikës.

Në faqen zyrtare të HardhFest thuhet se performanca e Trojës në edicionin e 15-të dhe jubilar do të jetë epike.

Pos Trojës, deri tash performancën e ka konfirmuar edhe Elita 5, dhe pos tyre edhe DJ ndërkombëtar Alex Belluscio dhe Borce Panov dhe DJ vendor si Gamblemania, NWE etj. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.