Tri vjet pas Elvisit, Beatrisa përlot nëndegën 1 ku ai ishte kryetar! (Foto)

Kandidatja për deputete nga PDK, Beatrisa Pista Demiri ka përlotur me fjalimin e saj nëndegën 1 të PDK-së në Rahovec, tri vjet pasi në të njëjtin vend, në të njejtin moment mbajti ai fjalim si kandidat dhe kryetar i nëndegës.

Fjalimi i plotë i Beatrisa Pista Demirit që përloti nëndegën 1:

Kam emocione të veçanta që gjendem sot këtu para jush, tri vjet pasi në të njëjtin vend, në të njëjtin moment, u gjend edhe vëllai im, Elvisi, i cili ishte edhe kryetar i kësaj nëndege.

Për programin politik kemi komunikuar në rrjetet sociale, kemi komunikuar në tubime tjera, e keni dëgjuar edhe kryetarin Veseli.

Sonte dua që sinqerisht të kërkoj përkrahjen tuaj për rrugëtimin politik që kam marrë. Nuk ka qenë e lehtë për mua që të ndjek këtë rrugë, e cila u la në gjysmë nga ish kryetari i kësaj nëndege.

Por, unë kam gjetur forcën për të vazhduar atë rrugë, për të çuar amanetin e tij në vend. Andaj, kërkoj sinqerisht nga ju, nga të gjithë, nga Rahoveci im, që të më përkrahni në këtë mision, sepse pa ju do të jetë e pamundur.

Shpresoj që ta bëjmë krenar kryetarin tonë të kësaj nëndege, motivin tim për këtë rrugëtim, e di që do ta bëni, e di që ju dëshironi më shumë se çdo kush tjetër ta çojmë amanetin e tij në vend!

Faleminderit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.