Tri lëvizje për tri ditë – A është Burim Krasniqi shpresa e vetme për ta sfiduar Smajl Latifin?

Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, ka filluar me intensitet dhe shumë herët fushatën e tij.

Shumë larg nga konceptet tradicionale të LDK-së dhe fushatat pa shumë energji, kandidati për kryetar i LDK-së ka ndryshuar kahjen e tij të fushëveprimit.

osa1

Ai po publikon rregullisht video të shkurtëra, ku po flet për projektet e tij me pak fjalë dhe duke qenë shumë konkret.

Tri projektet e para sipas tij do të prekin nevojat emergjente të rinisë dhe qytetarëve si:
Kthimi i rrethit në qendër (vendimi i parë)
Largimi i Grape City – Vendosja e Grapeland dhe menaxhimi nga OJQ Grapeland i obeliskut tek rruga e tranzitit.

Si dhe kanalizimi – rregullimi përfudimtar i prrockës për fshatrat Brestovc, Hoqë e Vogël, Nagavc dhe Krushë e Madhe, një nevojë që sipas tij është emergjente.

Kështu në vetëm pak ditë ai pasqyroi hiç më pak se tri lëvizje që mund të kenë impakt direkt, teksa Burim Krasniqi mbetet të shihet çka do të sjellë në ditët në vijim duke rikonfirmuar kandidaturën e tij shumë serioze për zgjedhjet e 12 Tetorit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.