Trepça pa trajnerin, Bardhi OK, Musabi në dyshim

KB Rahoveci udhëton të dielën në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën e cila do të jetë e hendikepuar pa trajnerin e tyre.

Trajneri i ri, emri i të cilit nuk është i njohur për ne, pasi që nuk e njohim vërtet për ndonjë sukses, është edhe selektor i Maqedonisë dhe ai do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve kualifikuese që zhvillohen në ditët kur Superliga vazhdon.

Ndërkaq, Trepça përballet me Rahovecin në krizë të rezultateve në Mitrovicë, por dueht thënë se edhe Trepça ka krizë në identitetin e lojës së vet ndonëse ndryshoi trajner.

Klubi mitrovicas mezi e mposhti Bashkimin në “Sezai Surroi” të Prizrenit.

Te Rahoveci është konfirmuar se Bardh Rexha është kthyer në stërvitje edhe pse fillimisht u mendua se do të jetë jashtë fushave më gjatë pasi kishim frikë se u lëndua më rëndë.

Ndërkaq, Musab Mala sipas klubit vazhdon të mbetet në dyshim, kurse burimet e Rahoveci24 bëjnë të ditur se Musab Mala vështirë se do të luajë ndaj Trepçës, e nëse kjo ndodh, do të jetë me restriktim të minutave nga trajneri Muhamed Thaçi.

Rahoveci ndërkaq përballet me presion të hatashëm nga publiku për prezantimin e përforcimeve, të cilat duket se nuk po ndodhin as për ndeshjen ndaj Trepçës.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.