Trepça multi-milionëshe të premtën zbarkon në Rahovec, pa qendër shumë vështirë

Lideri aktual tabelar, KB Trepça, që njëkohësisht është klubi më i organizuar në vend për momentin me një buxhet që tejkalon 1 milion euro, zbarkon të premten mbrëma në Rahovec.

KB Trepça udhëton të premten në Rahovec për të zhvilluar duelin e javës së radhës në Superligën e Kosovës.

Ndeshja zhvillohet mbrëmjen e të premtes në mënyrë që klubi mitrovicas të ketë kohë për t’u përgatitur për garat evropiane.

Për Rahovecin, kjo është sfida më e vështirë e sezonit dhe mbrëmja e vitit në Rahovec, kur dihet se “Mizahir Isma” është tempulli mitik ku qysh në start të sezonit u gjunjëzua KB Ylli.

Ngjashëmria e dy ndeshjeve të para është tek fakti se ishin duelet tejet të ngushta, dhe Rahoveci ka mundur t’i fitojë të dyja, apo t’i humbë të dyja.

Ngjashmëria tjetër mes dy ndeshjeve është dominimi i qendrave. Rahoveci mposhti Yllin dhe ishte milimetra afër ta mposhtë Vëllaznimin përkunër supremacisë së qendrave të cilat regjistruan double double monstruoz.

Përkundër kësaj diference nën kosh, Rahoveci ishte fantastik në fazat tjera duke e bërë mungesën e qendrës “të mos vërehet fare”.

Kujtojmë se në pozitën 5 po luan Bardh Rexha në dy ndeshjet e para, i cili po kalon nëpër një lëndim muskulor dhe pozita e tij e natyrshme është pozita 3 ose 4.

Sipas kësaj mund të kuptojmë se pjesa e ekipit është mjaft mirë e ndërtuar dhe e komponuar, e me një qendër të fuqishme Rahoveci do të mund të shtynte në limite Trepçën dhe të konkurronte për një pozitë në playoff, pse jo për diçka më tepër, duke parë elementet tjera që janë në favor.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.