Trepça ka kërkuar shtyerjen e duelit çerekfinal të Kupë së Kosovës që është dashur të zhvillohet të mërkurën dhe federata e basketbollit e ka aprovuar këtë kërkesë. Ndeshja do të zhvillohet më 31 janar nga ora 19:00.
Aprovimi i kësaj kërkese nga Trepça vjen në një moment kur Rahoveci është përgatitur maksimalisht për duelin për të mërkurën në mënyrë që të mposhtet klubi mitrovicas, por me qëllim që të përgatitet sa më mirë klubi mitrovicas, federata ka aprovuar në mesin e shumë dallavereve këtë kërkesë.
Si pasojë, dueli i planifikuar për të mërkurën nuk do të zhvillohet këtë javë, por mesjavën tjetër, të martën më 31 janar, ose më 1 shkurt të mërkurën.
Trepça po favorizohet për kupë shumë nga federata për shkak se pikërisht faza finale Final Four pritet të zhvillohert në Mitrovicë dhe klubi mitrovicas do të bëjë gjithçka me federatën që të eliminohet Rahoveci, andaj të gjithë duhet të jenë në palestër për këtë ndeshje javën e ardhshme. /Rahoveci24/