Trepça humbë nga Ylli, i pushon lojtarët për Rahovecin

KB Trepçka ka pësuar humbje nga Ylli të dielën mbrëma në palestrën “13 qershori” në Therandë. Në po të njëjtën palestër Trepça vjen të martën për duelin çerekfinal të Kupës ndaj Rahovecit.

Trepça ka pësuar humbje nga Ylli me rezultat 85-74 në atë që ishte një performancë e dobët nga mitrovicasit.

Trajneri i Trepçës pushoi qendrën Harrison Kiel Turpin i cili nuk luajti asnjë minut, teksa pesëshen më të fortë e aktivizoi vetëm 15 minutat e fundit.

Përkundër kësaj humbje, Trepça është e fokusuar vetëm në duelin ndaj Rahovecit që ta mposhtë Rahovecin, pasi me dallavere ishte shtyrë dueli vetëm e vetëm që të krijohet tereni i përshtatshëm që mitrovicasit të fitojnë, pasi atje do të mbahet Final Four. Për këtë arsye, duhet që i gjithë Rahoveci të jetë të martën mbrëma në Suharekë për të shkruar bashkë historinë, suksesin më të madh të sportit tonë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.