Trepça e merr si të fituar ndeshjen, as nuk poston për të – mendon për të martën dhe garat evropiane

Duket se ndeshja sot mes KB Rahovecit dhe Trepçës që po pritet si një derbi i madh, në fakt nuk po gëzon epitetin e tillë te klubi mitrovicas.

Trepça në faqe zyrtare në rrjetet sociale qoftë në Facebook qoftë në Instagram nuk ka paralajmëruar fare këtë ndeshje.

Megjithatë Trepça ka postuar për ndeshjet kualifikuese të FIBA Europe Cup që zhvillohen të martën në Mitrovicë, duke konfirmuar se biletat janë në shitje – pa u përfunduar dueli ndaj Rahovecit, pa e paralajmëruar atë.

Ky është një nënvlersim i radhës për KB Rahovecin pasi Trepça po e merr këtë duel tashmë si të kryer dhe se mitrovicasit llogarisin në fitore të sigurtë.

Për mitrovicasit, Rahoveci pret Trepçën sot nga ora 19:00, pasi në qytetin tonë tashmë dihet orari për një javë i kësaj ndeshje.

/Rahoveci24/

Postimi i fundit i Trepçës deri në këtë moment:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.