Transferi i ri i KB Rahovecit, Isaiah Manderson, është tashmë rrugës për në Kosovë.
Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj KB Bashkimit që do të zhvillohet më 1 Tetor në “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Tashmë Rahoveci24 ka sjellur detaje për lojtarin e njohur amerikan, Isaiah Manderson, që është qendra e parë që vjen në Rahovec.
Për eksperiencën e Madnerson s’ka fjalë, ku kemi folur në artikullin e kaluar, teksa tash sjellim një detaj tjetër interesant nga karriera e tij.
Isaiah Manderson ishte pjesë në kolegj e Texas Tech, një nga kolegjet më të mira që garon në NCAA 1.
Aty Manderson e ka pasur bashkëlojtar Justin Gray, një tjetër superyll që dikur mbrojti ngjyrat e Rahovecit dhe terrorizonte ligën.
Tashmë dyshime ka pak për kualitetin e Manderson, e shpresat janë të mëdha se ky lojtar do të përforcojë ekipin mjaftueshëm për të qenë kokmpetitiv në një sezon me konkurrencë të hatashme ku secili ekip është forcuar.
