Trajneri i klubit elitar të futsallit, FC Rahoveci 2019, Arton Mulaku, ka deklaruar se pret angazhim maksimal nga lojtarët e tij që të arrihet befasia dhe të mposhtet një nga top skuadrat në ligë siç është Liburni.
Mulaku në debutim më FC Rahoveci 2019 pati suksesin më të madh që regjistroi kjo skuadër – një fitore 4:3 pas vazhdimeve ndaj një prej skuadrave më të forta në Kosovë në futsall, BB Llapi, skuadër të cilën ekipi i Rahoveci 2019 e dominoi për periudha të gjata gjatë takimit.
Transferimet e reja dhe ardhja e Mulakut ka ngritur moralin e FC Rahoveci 2019 që po kërkon befasinë më të madhe deri tash – kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futsall, gjë që sipas Mulakut nuk është e pamundur.
“Stervitjet po shkojne ne menyre fenomenale dhe besojme shume se do te jemi konkurrente te denje per çdo klub ne vend dhe me gjere, ndersa sa i perket lojes se ardhshme ne vikend kunder FC Liburnit jemi duke bere pergatitjet e duhura qe te bejme nje loje te bukur per publik”.
“Pasi qe jemi vendas kemi perparesi te madhe duke u bazuar edhe ne lojen e kaluar me BB Llapin me nje super ekipe te cilen me super angazhim ja dolem ne fund te triumfojmë”.
“Mirupafshim te shtunen publik-tifozë te dashur qe ju presim sa me shume ne sallen “Mizahir Isma” ne oren 20:00 e shtune (26.02.2022) presim fitore qe na çon ne gjysmefinalen e madhe”, deklaroi trajneri Arton Mulaku në një prononcim për Rahoveci24.
FC Rahoveci 2019 e pret për ndeshjen më të madhe të sezonit, çerekfinalen e Kupës, ekipin e Liburnit – takim që zhvillohet të shtunën nga ora 20:00.
/Rahoveci24/