Trajneri i Rahovecit, Verim Zherka: Besa është favorite

Trajneri i KH Rahovecit, Verim Zherka, ka hedhur gjithë presionin mbi KH Besën duke e cilësuar si favorite për derbin e madh, apo ‘creme de la creme’ të hendbollit kosovar të enjtën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Trajneri Verim Zherka nuk njeh ende humbje si trajneri i KH Rahovecit dhe pavarësisht bilancit të ‘qind për qindtë’, strategu nga Ferizaji vlerëson se KH Besa është favorite duke parë eksperiencën dhe trofetë e shumëfishtë që ka fituar, duke dominuar hendbollin kosovar.

“Stërvitjet e ekipit kanë vazhduar rregullisht dhe po përgatitemi maksimalisht. Kuptohet se Besa është skuadër me përvojë dhe kampione e shumëfishtë, rrjedhimisht hyn në lojë si favorite”.

“ Por, ne i kemi pikat tona të forta dhe do të luftojmë deri në fyrmën e fundit. Duam të dhurojmë lojë të bukur këtij qyteti dhe të apasionuar pas hendbollit”, deklaron Zherka.

Rahoveci luan ndaj KH Besës të enjtën nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.