Trajneri Dervisholli i kënaqur me startin: Ndaj Trepçës ’89 test i vështirë

Trajneri i KF Rahovecit, Granit Dervisholli, në një prononcim ekskluziv për Rahoveci24 është shprehur i kënaqur me startin e sezonit nga ekipi i tij.

KF Rahoveci ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para, pa pranuar asnjë gol, fakt që edhe e gëzon shumë trajnerin.

Megjithatë, Dervisholli pret duel shumë të vështirë ndaj Trepçës ’89 skuadër që edicionin e kaluar garoi ne Superligë dhe kërkon që sezonin tjetër të rikthehet në elitë.

“Mendoj që ekipi është komponuar mirë dhe starti i sezonit është i mirë sipas rezultateve që kemi marrë, shto faktin që nuk kemi pësuar asnjë gol – ky fakt më gëzon më shumë. Në anën ofanzive mendoj se duhet të punojmë më shumë që të jemi më të qetë dhe më konkret para golit”.

“Ndeshja ndaj Trepçës ’89 mendoj se do të jetë një test i vështirë, duke marrë parasysh që ekipi kundërshtar ka përvojë dhe kualitet të madh në ekip. Ajo çka është në dorën tonë është që të përgatitemi në aspektin taktik, fizik dhe psikologjik që të japim maksimumin dhe të dalim pa humbje nga “Riza Lushta”, u shpreh trajneri Dervisholli për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.