Trajko Roganovic në mesin e 362 serbëve të hetuar nga Tribunali i Hagës

Ish polici serb, Trajko Roganovic i ka reaguar Labinot Rexhës, i cili e mban mend mirë fytyrën e Roganovicit kur ia kishte rrëmbyer babain gjatë luftës në Rahovec.

Trajko Roganovic në një përgjigje ka thënë ndër të tjera se ai ka qenë “polic i ndershëm” dhe nuk ka bërë asgjë, vetëm se ka zbatuar urdhrat e shtetit serb.

E, dihet që urdhrat e shtetit serb kanë qenë vrasja, masakrimi, djegia dhe dëbimi me dhunë i popullit shqiptar në Kosovë nga shtëpitë e tyre.

Gazeta serbe “Reporteri”, me datë 21 nëntor 2001 kishte publikuar një listë prej 362 emra të policëve, të cilët po hetoheshin nga Tribunali i Hagës për krimet e kryera në Kosovë. Në mesin e këtyre emrave ndodhet edhe emri i tij, Trajko Roganovic.

All reactions:

3434

1 Koment

  1. Shteti kosoves dhe shteti shqiptar nje jemi pse nuk ngren zerin ti hetojn dhe ti burgosin ata te gjith qe kan kryer krime pse nuk e con zerin ca beri gjykata

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.