Top 3 prioritetet e Fatmir Iskës si kryetar i ri i Rahovecit

Tashmë është punë e kryer: Fatmir Iska është kryetari i ri i Rahovecit, pasi Smajl Latifi do të zgjidhet 100% si deputet për Kuvendin e Kosovës.

Duke konsideruar si “punë të kryer” faktin se Smajl Latifi do të bëhet deputet, dhe konfirmimin e tij në televizion se do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës me t’u zgjedhur si deputet, tashmë mund të konsiderohet si kryetar i ri Fatmir Iska.

osa1

Rahoveci24 mëson madje cilat do të jenë tri prioritetet e tij si kryetar në mandatin e mbetur të Smajl Latifit, para zgjedhjeve lokale të vitit 2025.

  1. Mbajtja në ritëm e punimeve në Sheshin Qëndror, si dhe infrastruktura e përgjithshme në mbarë komunën
  2. Rritja e vëmendjes dhe përkrahjes për fermerët
  3. Angazhimi direkt me strukturat e Aleancës, përfshirja direkte me të gjithë antarët si një frymë e vetme për zgjedhjet e ardhshme lokale për të vazhduar në pozitën e kryetarit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.