Toni Korenica debuton nga minuta e parë për Prishtinën në Europa League

Meriton Korenica luan nga minuta e parë ndaj FC Europas në ndeshjen e parë parakualifikuese të Europa League.

Korenica nënshkroi kohë më parë kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm kosovar, Prishtinën.

Atij i ka besuar menjëherë rolin e startuesit tekniku Mirel Josa, i cili ka konfirmuar formacionin zyrtar të Prishtinës për këtë ndeshje.

Sfida zhvillohet në Gjibraltar sot nga ora 18:00 ku ndeshja kthyese në Kosovë zhvillohet një javë më vonë.

Për Korenicën kjo do të jetë paraqitja e parë në Evropë dhe nëse ai shënon, do të jetë lojtari i parë rahovecian në histori që shënon në garat evropiane.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.