Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Rahovecit, Munib Durguti, në një prononcim për Rahoveci24 ka folur rreth tollovisë para QKMF-së dhe hyrjeve në QKMF-në kryesore në Rahovec.
Ai ka thënë se tollovia është për shkak të punimeve që po bëhen dhe se së shpejti fillon faza e dytë e punimeve të hemodializës.
“Po, atje ka përfunduar faza e parë e ndërtimeve të njësisë së hemodializës në kuadër të sektorit të internistikës në QKMF. Së shpejti do të vazhdojmë me fazën e dytë të punimeve ku parashihet klimatizimi dhe ngrohja qëndrore (sipas projektit të qendrës së dializës që kemi në zbatim)”.
“Tollovia që shihet në foto që e ka paraqitur një medium tjetër lokal, është bërë me qëllim të dezinformimit të masës, atje punimet pritet të përfundojnë kah mesi i këtij viti”.
“Ndërsa, brenda këtij muaji stafi i caktuar për këtë qendër do të fillojë trajnimet në spitalin e Prizrenit, respektivisht në repartin e dializës në Prizren. Treni nuk mund të pastrohet pa përfunduar punimet”.
“Ato hekurishte që shihen në foto do të dalin në ankand publik, por nuk kemi mundësi që ta shpallim ankandin pa përfunduar faza e demolimit të objektit”, u shpreh Munib Durguti për Rahoveci24.