Tjetër rahovecian në Superligë, Besnik Shehu pjesë e Flamurtarit

Pas Meriton Korenicës, Isa Eminhazirit dhe Kenan Haxhihamzës, tash edhe një rahovecian luan në Superligë.

Është ish portieri i KF Rahovecit, Besnik Shehu ai që ka arritur marrëveshje me Flamurtarin.

Shehu edhe pse ende s’ka konfirmim zyrtar, besohet se ka arritur marrëveshje me klubin prishtinas.

Portieri Besnik Shehu ka kohë që stërvitet me Flamurtarin dhe pas provave me sukses ka arritur të bëhet pjesë e klubit.

Vet lojtari ende se ka konfirmuar transferimin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.