Prezantuesi i mirënjohur rahovecian, Fidan Rama, nuk i la pa i pyetur kandidatët edhe për çështjen e palestrës.
Ai me anë të një pyetje konkrete, i tha kryetarit aktual se çka ka bërë për palestrën.
Vehapi tha se u angazhua, madje premtoi më 2016 përfundimin e projektit.
Latifi tha se do të lobojë po ashtu për përfundimin e projektit, teksa Kryeziu po ashtu ofroi alternativën e tij.
Sipas kandidatit të VV-së, ai do të dërgojë tri letra në ministri për përfundimin e projektit dhe nëse nuk kompletohet, atëherë edhe do të protestojë në ballë të protestave bashkë me qytetarët.
/Rahoveci24/
https://www.youtube.com/watch?v=LA6IBZHwrqY