Tifozët e Yllit, “Xhebrailat” të nxitur nga kryesia e klubit dhe trajneri i tyre sharlatan, Agron Berisha, kanë kërcënuar KB Rahovecin, se nëse ndeshjen ndaj Yllit (që Rahoveci e luan si vendas) do të zhvendoset në Gjakovë, atëherë më kurrë ata nuk do të lejojnë që Rahoveci ndeshjet tjera si vendas t’i luajë në Suharekë.
KB Rahoveci është si vendas të dielën ndaj KB Yllit të Suharekës dhe gjysmë sezonin e kaluar, të gjitha ndeshjet Rahoveci i zhvilloi në Suharekë, për pos atë ndaj Yllit, që u zhvendos në Gjakovë, për hirë të sigurisë së tifozëve të shumtë të të dyja klubeve.
Megjithatë, etja për fitore te trajneri sharlatan Agron Berisha dhe kryesia e klubit të Yllit, ka bërë që ata të detyrojnë tifozerinë “Xhebrailat” që të kërcënojnë se nëse kjo ndeshje ndaj Yllit e Rahovecit nuk zhvillohet në Suharekë si të gjitha tjerat (gjë që i konvenon Yllit sepse mbledhë publik më shumë) atëherë më ata nuk do të lejojnë kurrë zhvillimin e ndeshjeve të Rahovecit në Suharekë.
Ndeshja e ardhshme e Rahovecit është me Prishtinën në Suharekë, ndeshje e mbetur nga gjysmë-sezoni i kaluar. Ky duel zhvillohet të premtën, dy ditë para duelit ndaj Yllit që duhet të luhet të dielën.
Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i KB Rahovecit pas këtij kërcënimi të hapur.
Kjo ngjarje është mesazhi më i mirë për të gjithë udhëheqësit politik që të përfundojnë palestrën dhe të mos lejojnë kërcënimet e një publiku fantastik, që ka tri sezone që është i huaj në palestra të huaja. PALESTRA JONË DUHET TË PËRFUNDOHET SA MË SHPEJT!