Tifozët e Dritës duartrokitën KB Rahovecin pas fitores së thellë (Foto)

Duket se edhe tifozët e KB Dritës dhe vet ekipi nga Gjilani e ka kuptuar sa vështirë do ta ketë ndaj KB Rahovecit deri në fund të sezonit.

KB Rahoveci shkëlqeu në takimin derbi ndaj Dritës, i përshkuar nga shumë tensione shkaku i paralajmërimeve dhe kërcënimeve të klubit gjilanas në një komunikatë në Facebook.

Megjithatë, pasi takimi filloi me një sërë provokimesh në drejtim të lojtarëve, epërsia e thellë dhe loja e bukur e Rahovecit, bëri që tifozët e Dritës të ndërrojnë qasjen e tyre.

Rahoveci24 ka siguruar një foto nga fundi i takimit ku shihen tifozët e Dritës.

Ata sipas informacioneve tona kanë duatrotikur ekipin tonë dhe kanë hequr dorë nga provokimet dhe fyerjet të cilat u nxitën nga vet klubi gjilanas në një postim në Facebook një muaj para se të zhvillohej dueli.

Rahoveci ka 14 fitore dhe asnjë humbje në Ligën e Parë, e tashmë të gjithë e kanë kuptuar se jemi gati për Superligë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.