Thirrje për të papunët që të regjistrohen në listën e të papunëve

Njoftim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës për aplikim përmes e-mail-it 

Njoftim për aplikim përmes e-mail-it

Të gjithë punëkërkuesit që dëshirojnë të regjistrohen si të papunë përmes e-mail-it, formularin e aplikimit DUHET të dërgojnë në e-mail adresë të udhëheqësit të zyrës së punësimit, në komunën përkatëse ku punëkërkuesi jeton.

Lista e udhëheqësve të zyrave të punësimit së bashku me e-mail adresat e tyre është bashkëngjitur me ketë njoftim.

Vërejtje: Të gjithë punëkërkuesit që tashmë janë regjistruar përmes formës online ose kanë dërguar formularin në e-mail adresen: aprk.info@rks-gov.net, NUK kanë nevojë të dërgojnë përsëri formularin tek udhëheqësit e zyrave të punësimit.

Ky është emaili i zyrtares në zyrës e Punësimit në Komunën e Rahovecit: antigona.sh.morina@rks-gov.net, Antigona Morina është zyrtare për shërbime të punësimit në zyrën e Punësimit në Rahovec.

2 Komente

  1. Pershendetje deshta te baj pytje rreth te drejtes per aplikim rreth asaj qe jam mbet pa pun ku muj me marr informata ose ku muj me ba aplikacjon nese keni munsi me naj dhan naj shpejgim se si duhet flm per mirkuptim

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.