THANK YOU – Tyler, Rashan, Rony…

Në përmbyllje të kampionatit edhe tre basketbollistët nga SHBA, Tyler Deihl, Rashan Bellinger dhe Ronald Farmer Blanchard, kanë përmbyllur sezonin e tyre në KB Rahoveci. Ata pas angazhimit për gjysëm sezoni në klubin tonë, janë larguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bordi i KB Rahovecit falënderoi për angahzimin e tyre dhe i dëshiron suksese në të ardhmen. Njëkohsisht të tre basketëbollistët kanë dhënë edhe nga një deklaratë ku kanë falenderuar fansat qytetin dhe klubin. Më posht deklaratat e Tyler, Ronny dhe Rashan:

Tyler Deihl
Dua të jap një falenderim të madh për fansat e mrekullueshëm “Vreshtaret”, qytetin, menagjmentin e klubit dhe bashkëlojtarët e mi për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë nga dita e parë e aritjes sime në Rahovec. Ka qenë kenaqësi dhe privilegj i madh që të jem pjesë e një klubi dhe organizimi që ka një të ardhme të ndritur. Ne së bashku kemi krijuar momente të jashtëzakonshme që do t’i kujtoj përherë. Rahoveci do të jetë cdo herë vendi që unë do ta quaj shtëpi. Faliminderit Rahoveci!

Rashan Bellinger:
Dua t’i falenderoi tifozët “Vreshtaret” për gjithë mbështetjen e vazhdueshme gjatë kohës sa ishim këtu, sepse pavarshit uljeve dhe ngritjeve ata na mbështeten neve cdo herë. Faleminderit që na dhatë mundësin të ishim pjesë e familjes dhe organizatës suaj dhe do të jemi përjetë mirënjohes për këtë mundësi. Për qytetin, faliminderit Rahoveci.

Ronald Farmer Blanchard:
Dua të falenderoj njerëzit e mrekullueshëm të qytetit të Rahovecit për dashurinë e tyre ndaj klubit dhe mikëpritjen për lojtarët. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij klubi si dhe do të mbaj mend përherë në kujtimet e mia momentet me tifozët dhe bashkëlojtarët. Unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë pos për të shprehur respekt dhe dashuri për Rahovecin, që për mua do të jetë cdo herë shtëpia e dytë. Faliminderit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.