Thaçi: Palestra do të jetë gati për Kupën e Kosovës

Punëkryesi i palestrës së Rahovecit, emri i të cilës është propozuar të jetë “Mizahir Isma”, Kujtim Thaçi, ka deklaruar se palestra do të jetë gati për Kupën e Kosovës.

KB Rahoveci fitoi të drejtën ditë më parë të organizimit të garës më të madhe të basketbollit, Final 8 të Kupës së Basketbollit.

Rahoveci do të jetë vend pelegrinazhi për adhuruesit e basketbollit nga mbarë vendi, nëse palestra do të përfundohet.

E pronari i kompanisë EuroING, Kujtim Thaçi, ka deklaruar për Klan Kosovën se të gjitha përgatitjet janë bërë që të përfundohen punimet shumë shpejt dhe që palestra të jetë gati.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.