Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka anuluar ardhjen e simpatizantëve të PDK-së në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e tij si president i vendit.
Burimet e RTV Dukagjinit kanë rrëfyer se kjo është bërë në mënyrë që të shmangen ballafaqimet me protestuesit e tri partive opozitare.
Por festa do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës.
“Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e PDK-së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës pas votimit të Presidentit të Kosovës”, u ka thënë shefi i PDK-së, strukturave të larta të partisë.
Sipas të njëjtit burim, shefi i PDK-së ka kërkuar nga strukturat që ky mesazh të përcillet tek secili simpatizantë, duke kërkuar një festë të madhe dhe të qetë. /Telegrafi/