Tërhiqet shorti, KB Rahoveci e nisë ndaj Boreas – java e dytë me Yllin, e fundit me Prishtinën

Është tërhequr shorti i sezonit të ri të Supërligës së Kosovës në basketboll që ka nxjerrë përballje interesante për KB Rahovecin që vazhdon të marrë pjesë në këtë garë pa palestër.

Java e parë që zhvillohet në më 1 tetor e sheh Borean në përballje me Rahovecin që është një derbi në start, marrë parasysh se Borea është një skuadër shumë e përgatitur me investime të mëdha. Rahoveci e nisë si vendas ndaj Boreas në Gjakovë në mungesë të palestrës.

Menjëherë java e dytë më 5 tetor që i bie në mesjavë, e sheh Rahovecin duke u përballur me Yllin në Suharekë, një tjetër derbi shumë i rëndësishëm për tifozerinë e Rahovecit.

Një tjetër duel interesant është mes Rahovecit në Gjakovë dhe Sigal Prishtinës, duel i cili zhvillohet më 28 tetor.

KB Rahoveci ka krijuar skuadër mjaft atraktive me të cilën synon jo vetëm mbijetesën.

Megjithatë, shumë pritet të dihet qysh në dy ndeshjet e para, ku me fitore ndaj konkurrentëve direkt mund të mendohet një inkuadrim në playoff.

Tifozeria vendase kështu do të vazhdojë të udhëtojë në Gjakovë si azilantë në mungesë të palestrës e cila nuk është finalizuar tash e 10 vjet nga matrapazët e politikës kosovare. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.