Tërhiqet shorti i Ligës së Dytë, ndeshjen e parë Grapeland ndaj Llapit si mysafir

Është tërhequr shorti i Ligës së Dytë të basketbollit, ku merr pjesë klubi i vetëm i basketbollit aktualisht, Grapeland Basketball.

Grapeland është klubi më i ri i cili përbëhet 100% nga djemtë e Rahovecit, e që shprehën gatishmëri për të zëvëndësuar KB Rahovecin në Ligën e Parë, kërkesë që nuk u morr parasysh nga FBK pasi që kjo federatë ka ende “llogari të hapura” me KB Rahovecin dhe nuk lejon një gjë të tillë.

Sidoqoftë, djemtë e Grapeland duhet të shkojnë kah rruga e vështirë, ani pse kualiteti ekziston dhe kjo do të shihet qysh në ndeshjet e para se potenciali i këtij klubi është madje edhe deri në Superligë.

Ndeshjen e parë Grapeland luan ndaj Llapit si mysafir një ndeshje ku duhet të respektohet maksimalisht kundërshtari, pasi Llapi ka pretendime për inkuadrim në Ligën e Parë, ashtu sikurse Grapeland.

Ndeshja zhvillohet të premtën me 6 tetor apo të shtunën më 7 tetor, varësisht si vendos skuadra llapjane.

Grapeland është klub i ri i përbërë 100% nga djemtë e komunës së Rahovecit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.