Tërheqja nga kandidimi i Idriz Vehapit po lëvizë shumë gura në drejtime të ndryshme edhe pse ende skemi konfirmim zyrtar.
Sipas informacioneve që dihen dhe raportimeve nga Rahoveci n’Fokus, aktualisht Idriz Vehapi ka vendosur të mos kandidojë dhe ky është vendim final.
Edon Cana ka thirrur mbledhjen e kryesisë së degës së PDK-së ku do të konfirmohet kandidatura e tij për kryetar dhe bartësi i listës.
Të gjitha këto zhvillime kanë shkaktuar ndryshime në kalkulime politike, ku në AAK tashmë po kërkojnë fitoren pa balotazh pas tërheqjes së profës nga gara.
Smajl Latifi ëndërron një triumf të pastër dhe tashmë duket se ka ardhur momenti për këtë kur dihet se nuk do ta ketë më një pengesë siç ishte Visar Korenica dhe VV e fuqishme e në frymë të fuqishme.
Gjithashtu investimet e shumta në qytet e bëjnë AAK-në të besojë në një triumf pa balotazh, por nga e thëna në të bërë, në fund duket një mal i tërë.
Pavarësisht tërheqjes së profës, Latifi do të ketë konkurrencën në bastionet e veta nga Burim Krasniqi, i cili do ta kërkojë rikthimin e LDK-së në top 2 partitë më të mëdha në Rahovec. /Rahoveci24/


