Tërheqja e profës i hapë rrugë Burim Krasniqit për balotazh – në LDK besojnë edhe te fitorja

Tërheqja e Idriz Vehapit nga kandidatura për PDK-në ka hapur një horizont të ri në politikën e Rahovecit duke i dhënë fund kështu një dekade të garës mes tij dhe Smajl Latifit.

Tërheqja e tij i leverdis pa dyshim Smajl Latifit që ka filluar kalkulimet për fitore pa balotazh, mirëpo, kjo tërheqje mund të sjellë një rritje të LDK-së.

osa1

Pas katër vitesh duke qenë aktiv në opozitë si lider i saj, pas shumë viteve në krye të LDK-së ku e mori në situatën më të keqe subjektin – duket se më në fund ka ardhur dita e Burim Krasniqit.
Mos kandimimi i Idriz Vehapit ja lë të gjitha gjasat për t’u futur në balotazh, e aty askush nuk e di çka do të ndodhë.

Sigurisht se AAK do të kërkojë ta kryejë punën me të parën, por kjo nuk do të jetë aq e lehtë kur dihet aktiviteti i madh i Krasniqit me subjektin e tij, një LDK që duket më ndryshe dhe më kreative. Njohësit e politikës

LDK i ka bazat e veta, dhe nëse ringjall shpirtin e saj në qytet, atëherë tërheqja e Idriz Vehapit mund të themi lirisht se i ka leverdisur shumë Krasniqit, i cili po kërkon më në fund fitoren, e nëse jo fitoren, së paku që LDK-në ta katapultojë si një nga top 2 partitë politikbërëse në Rahovec.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.