Tentim vrasje në Rahovec, të hënën dikush u sulmua në pyll

Foto: ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur më 14.10.2024 në 15:20h në Rahovec.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se viktima ka njoftuar se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe ka qëlluar veturën.

osa1

Policia njofton se përveç dëmeve materiale në veturë nuk ka të lënduar, teksa është thënë se në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra.

PK thotë se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.