Teksa shoqëria civile falënderoi kryetarin, qytetarët kërkojnë përgjegjësi për dekorimin (Foto/Video)

Çështja e dekorimit të qytetit është shndërruar në top temë të fundit të këtij viti.

Teksa qytetin e kanë kapluar shumë probleme, ashtu sikurse ngjarje pozitive për të cilët duhet të ketë jehonë në Kosovë, ishin tituj bombastik të matrapazëve të mediave nacionale ato që tentuan të hedhin hije të keqe mbi qytetin tonë.

Pas largimit të një bredhi që u tha nga zyrtarët se ishte i improvizuar dhe vënia e një bredhi tjetër të ri në po të njëjtin vend, ishin pjestarë të shoqërisë civile që në rrjetet sociale mezi pritën të shpallin këtë si fitore personale për një trofe

Me këtë rast, këta pjestarë të shoqërisë civile falënderuan edhe kryetarin Idriz Vehapi për bredhin e ndërruar, pa u menduar fare për pjesën tjetër të dekorimit.

Rahoveci24 gjatë ditëve të fundit ka kontaktuar me qytetarë të Rahovecit të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me dekorimin e qytetit.

Sipas tyre shoqëria civile e cila paguhet nga politika dhe ka agjenda të caktuara, është dashur që të merret edhe me pjesën tjetër të dekorimit, dhe jo vetëm me bredhin. Po ashtu, ata qytetarët vlerësojnë se zëri është dashur të ngritet për 7 mijë eurot e shpenzuara dhe ku kanë shkuar ato.

bredhi-1

“Ky dekorim nuk ka vlerën e 7 mijë eurove, kjo është katastrofë. Ku është shoqëria civile, vetëm bredhi nuk është dekorim, 7 mijë euro janë dhënë për krejt qytetin”, shprehet një qytetar i frustruar.

Ditë më parë Klan Kosova lansoi një raport televiziv ku thuhet se Rahoveci është një ndër komunat që ka investuar më së shumti në dekorim, por që duket më së keqi nga komunat tjera.

Prishtina ka shpenzuar afro 50 mijë euro për dekorimin e sheshit. /Rahoveci24/

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.